Ballina

SHOQATA HUMANITARE “MËRGIMTARËT NGA ZVICRA PËR GOSTIVARIN”

Qëllimi dhe hapja e kësaj Shoqate Humanitare ndërlidhet me varfërinë e skajshme me të cilën përballet vendi ynë. Ndihma simbolike e çdo individi mundëson buzëqeshjen e një familjes në atdhe.

Vizioni ynë që shkaktoi hapjen e fondacioni humanitar Shoqata “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivari“ ndërthuret me numrin e madh të mërgimtarëve nga Gostivari dhe rrethina të cilët me angazhimin e tyre mund të ndikojnë në zbutjen e gjendjes së nevojtarëve e cila është përkeqësuar si rezultat i gjendjes ekonomike dhe politike që zotëron në vendin tonë.

Si pjesëtarë të atij komuniteti e kemi për obligim që të kujdesemi për vëllezërit tanë, dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojmë nevojtarët të cilët përballen me gjendjen e rëndë ekonomike dhe shpirtërore e cila i shpie drejtë greminës dhe dëshpërimit.

Të qënit në shërbimin e bashkëqytetarëve tonë është shërbim në rrugën e Perëndisë, rrugë me të cilën mund ta arrijmë kënaqësinë e Tij dhe të vëllezërve tanë të cilët ballafaqohen me gjendjen e tyre të rëndë. Kurrë nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë të ndjehen të vetmuar, aq më parë kur e dimë se zemërgjerësia ka qenë cilësi e theksuar e paraardhësve tanë.

«Në mbështetje të njerëzve në nevojë» është projekti ynë i fundit që po zbatohet për rikthimin e buzëqeshjes në fytyrën e fëmijëve.

 “Mërgimtarët nga Zvicra për Gostivarin” (MNZPG) bazohet në vullnetin e mirë për bamirësi. Shoqata “MNZPG” ndjek vetëm qëllime bamirësie dhe në asnjë mënyrë nuk ka qëllime fitimprurëse.
Fondacion është i pavarur, jofitimprurës dhe joqeveritarë, ndërsa pjesëtarë mund të jenë të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Konfederatës Zvicrane që janë me origjinë nga Gostivari i Republikës së Maqedonisë.